“Kërkesa për rroge është problemi më i vogël, por konfuzioni rreth portugezit (shumë protagoniste, babai, avokati dhe agjenti) dhe mbi të gjitha pengesa e Sporting Lisbonës (kompensimi është i lartë, rreth 10 mln euro per lojtarin) po vonojnë nënshkrimin.
Çdo ofertë do të vlerësohet në janar, por ideja është të provohet gjithsesi rinovimi ose të pritet verën kur mund të mendohet edhe për një shitje për të mos e humbur atë falas. Por te Milani nuk kane humbur shpresen per te rinovuar me Leao”.
Antonio Vitiello sqaron si qendron situata e Leao-s! Milannews shkruan se “takimi mes avokatit Dimvula dhe Maldinit paraqet kushte qe nuk paraqet biseda qe eshte zhvilluar kohe me pare me Jorge Mendes”. Praktikisht, Leao eshte ne “morse” mes te dyve, ndersa prokura e Dimvula eshte e vlefshme deri ne vitin 2024!
Pikerisht kjo prokure kontestohet edhe nga Jorge Mendes, agjenti i Leao-s dhe personi qe ishte pjese e marreveshjes qe coi Leaon nga Sporting Lisbona te Lille me zero euro dhe nga aty nisi edhe burimi i akuzave te klubit portugez…
Ne fakt, Leao kerkon nje zgjidhje dhe ajo zgjidhje lidhet me dy gjera: ose rroga t’i behet 8-9 mln euro keshtu qe do te mund te paguaje Sporting Lisbonan ne 4 vitet e ardhshme duke hequr dicka nga rroga (duhet te jene dicka e barabarte me 2 mln euro ne sezon) ose te paguhet Sporting dhe te rinovoje me 7 mln euro ne sezon!