Theo Hernandez po pergatitet te luaje Boterorin e tij te pare dhe sigurisht qe emocioni eshte i madh. Bashke me te te Franca e Deschamps edhe Olivier Giroud. Skuadra franceze do te perpiqet qe te beje bis pas suksesit te arritur ne Rusi dhe sigurisht qe do te duhet te beje shume pasi ka disa skuadre favorite…
Pak dite me pare, Paolo Maldini foli pikerisht per Theon si nje futbollist qe “nuk gjendet kudo”. Maldini tha: “Nëse Theo luan një të tretën e ndeshjeve të tij për Milanin, ai më mund mua: kjo është shumë e qartë; unë kurrë nuk kam qenë sulmues. Do të isha i lumtur nëse ai do të më kalonte mua.Theo është një mbrojtës i krahut shumë i veçantë!
Ai është një mbrojtës i krahut absolut, por atë që ai bën nuk e bën askush tjetër, mbi të gjitha për aftësinë e tij për të finalizuar, për të asistuar dhe për të dalë në mesin e fushes! Rishikoj pak idenë moderne të mbrojtësit të krahut. Sidomos vitin e parë dukej se po priste të 70-ën për të bërë këto sprinte që kanë diçka të pabesueshme…
Sidomos nëse mendon se finalizimi apo asistimi vijnë pas 70 metra vrapimi me topin në këmbë. Dicka e cmendur qe fakt vetem Theo mund ta beje ndaj them se eshte i vecante dhe realisht shoh shume pak si ai ne qarkullim, per te mos thene aspak…”.
Theo Hernandez gjithashtu është shprehur për MilanTV për golin ndaj Atalantës: “Unë po shikoja vetëm topin dhe portën: kur mbërrita para zonës, shikova, gjuajta dhe shënova. Pioli më thotë të shkoj përpara dhe kjo është ajo që më pëlqen.
Mbrojtësit e krahut janë më shumë sulmues sesa mbrojtës: Më pëlqen kjo, edhe nëse… fillimisht duhet të mbrojmë dhe më pas të sulmojmë. Të festosh një gol para Curva Sud është bukur. Nuk do ta harroj kurre ate pasdite realisht”.
Por, per Theon foli edhe ish-mbrojtësi i Milanit, Serginho për MilanTV. Braziliani qe ka veshur fanelen e Milanit u ndal te rritja dhe cilësitë e Theo Hernandez. Ky është mendimi i brazilianit: “Theo gjithmonë rritet, vit pas viti. Më pëlqen ta shoh atë duke luajtur, ai është një lojtar shumë sulmues dhe ka gjithçka për t’u bërë mbrojtësi i majtë më i fortë në botë.
Ai ka karakteristika të ndryshme nga të miat: ai gjithmonë përpiqet të shkojë përpara me topin ne kembe dhe kalon kundershtaret, ndërsa unë gjithmonë kam bërë sprint nga thellësia për të arritur në fundore dhe krosuar. Theo shkon të gjuajë në portë dhe nuk ka frike aspak te dueloje dhe madje shpesh qenderzohet si mesfushor sulmues”.