Do te jene dy muaj te zjarrta për merkaton e transferimeve te Milan. Pushimi për Kupën e Botës bëri që Paolo Maldini dhe Frederic Massara të intensifikojnë kontaktet, për të mbyllur sa më shpejt negociatat e dobishme për përmirësimin e ekipit.
Sigurisht qe eshte duke u punuar për rinovimet e Rafael Leaos dhe Ismael Bennacer, për të cilat vijojnë telefonatat me agjentet e tyre perkates, por në të njëjtën kohë po shihen edhe nënshkrime të reja të mundshme. Profilet e ndjekura këto ditë nga Milani janë ato të Hakim Ziyech dhe Aouar…
Marokeni rikthehet sistematikisht në modë në çdo dritare të merkatos së transferimeve. Lojtari dëshiron të largohet nga Londra, kuqezinjtë e pëlqejnë, por duhet një sakrificë në kontratë, shumë e lartë për arkat e Djallit. Duhet qe edhe Chelsea te kontriboje duke paguar 50% te rroges qe do te thote rreth 3 mln euro…
Por, vec Ziyech, kontakte te intensifikuara ka pasur edhe per futbollistin e Lyonit, Aouar. Kontrata e mesfushorit te Lyonit skadon më 30 qershor 2023 dhe ndaj kane mbetur edhe gjashte muaj deri ne fund, duke ditur se nga janari ai do te kete mundesi te flase per te ardhmen e tij sepse kontrata ia lejon pasi eshte ne skadence…
Gjate rinovimit te Kalulu ne Casa Milan, drejtuesit Maldini dhe Massara kane biseduar gjate me agjencine Stellar Group e cila tashme eshte kthyer ne nje kolos ne treg dhe ka shume futbolliste, mes te cileve pikerisht Kalulu dhe Dest, qe mberriti ne huazim nga Barcelona deri ne fund te sezonit.
Siç nënvizon sot në mëngjes La Gazzetta dello Sport, një lamtumirë e trefishtë te Milani do te hapte rrugen per afrime, pasi do te mblidheshin para. Të dyshuarit kryesorë për te pershendetur Milanellon jane Tiemoué Bakayoko dhe Yacine Adli.
Mesfushori ne huazim nga Chelsea nuk është më pjesë e planeve të Milanit dhe ata do të përpiqen të heqin qafe pagën e tij të rëndë që në janar pasi ai fiton 2.5 mln euro te kuqezinjte dhe pjesen tjeter e paguan Chelsea! Sa i perket Adli, ekziston nje rruge tjeter qe po mendohet keto ore…
Ish-futbollisti i Bordeaux mund të largohej në formë huazimi për të luajtur me një vazhdimësi më të madhe. Vetëm Lyon do të përfaqësonte një hipotezë konkrete. Keshtu, ne rast se Milani do te finalizonte akordin me Aouar, do te mund te ofronte Adli te Lyon ne huazim per gjashte muaj dhe pak para per te siguruar qe ne janar mesfushorin e Lyon….
Një lojtar i tretë i gatshëm për të përshëndetur Milanin është Fode Ballo-Toure. Po, per ta bere kete, do te duhet qe nje klub te paraqitet ne Milanello me pesë milionë euro. Në Turqi vazhdon ta pëlqehet shumë, por edhe në Ligue 1 ka merkato.