Paolo Maldini, menaxheri i Milanit, u shpreh kështu gjatë formatit “On The Pitch” të MilanTV duke u ndalur te dy personazhe qe kane veshur dikur fanelen e Milanit edhe pse ne epoka te ndryshme. Mes tyre, sidomos George Weah…
Eshte kurioz fakti qe pikerisht djali i tij qe nuk di italisht por qe ka lindur ne Amerike, shenoi ne debutimin e SHBA ne Katar ne barazimin 1-1 ndaj Uellsit… Ja si e kujton Maldini presidentin aktual te Liberise: “George kurrë nuk ka pasur një shpejtësi te madhe, por ai kishte këtë butësi në driblimin e tij.
I nxirrte kundershtaret jashtë kohes se rikuperimit: kishte driblime… nuk e di ku i gjente, ishin vetëm të tijat, ndoshta vinin nga fakti se ai kishte nisur në fusha shumë të këqija dhe për këtë arsye dinte të shfrytëzonte çdo kercim të çuditshëm te topit.
Pasimi im per te ne ato vite nuk ishte asist, por të jesh i pranishëm në një gol si ai i George Weah ndaj Veronas është dicka shume e bukur: pavarësisht ngjyrave, të gjithëve u pëlqen një gol i tillë”, kujton Maldini per ate gol qe nisi thuajse nga zona e rreptesise kuqezi per te vazhduar me 80 metra dhe shenuar…
Me pas, dicka edhe per Riccardo Kaka: “Kaka ishte kampion në thellësi dhe driblim: ai zgjidhi shumë ndeshje për ne dhe e bëri atë në një mënyrë spektakolare. Duhet të them se ai e bënte shumë shpesh në ndeshje të rëndësishme: kur kishte një ndeshje të rëndësishme, ai ishte aty, si shumë shokë të tjerë”.