Bushi: Skuka është rival i denjë për Brojën në Kombëtare! Tani e tutje do kemi…

Sfidat miqësore për Shqipërinë ndaj Italisë dhe Armenisë, lanë një impakt të mirë te lojtarët e aktivizuar ku shumë prej tyre vinin nga Superiorja.

Për këto ndeshje që mbyllën dhe vitin kalendarik, ishin të grumbulluar dhe disa nga lojtarët më të spikatur në Superligën.

Alban Bushi i ftuar në emisionin sportiv “Katar N’24”, ka analizuar paraqitjet e Kombëtares në dy sfidat e fundit me Italinë dhe Armeninë.

Trajneri i Kombëtares së U-21, është ndalur te paraqitjet e fundit të Xhuliano Skukës, ku shprehet: “Skuka është një zbulim i fundit.

Ka treguar shumë vlera dhe po bën paraqitje të mira. Skuka është një rival i denjë për Brojën dhe kjo duhet të shihet me shumë pozitvitet.

Një gjë e tillë ka dhe impakt në Kombëtare pasi duke qenë një rival i denjë për sulmuesit e tjerë, rrit konkurencën dhe shtyjnë njëri-tjetrin për t’u përmirësuar. Skuka luan me shpirtë dhe e ndjen fanelën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *