Endri Prifti ka festuar mbrëmjen e djeshme 50-vjetorin e lindjes. Këtë ditë speciale ai e ka kaluar me miqtë, familjarët dhe kolegët e tij.
Siç shihet nga postimet në rrjete sociale, në mesin e të ftuarve ishin Aurela Gaçe, Eli Fara, Gena, Devis Xherahu, Gaz Paja, Rezart Veleshnja, Ledio Lako dhe të tjerë.
Në këtë ditë të rëndësishme për të, ai ka surprizuar fansat me disa projekte muzikore. Endri ka publikuar tre këngë, njëra prej të cilave i dedikohet nënës ndërsa dy të tjerat dashurisë.
Këngën “As shpirt as zemër” Endri e këndon vetëm, ndërkohë “Nëna” dhe “Kjo është jeta ime” me të vëllanë e tij, Stefi Priftin.
Pak kohe me pare Endri Prifti ka hedhur akuza të rënda ndaj organizatorëve të Këngës Magjike dhe Festivalit të RTSH-së se fituesit janë përzgjedhur shumë kohë më përpara. Nëpërmjet një postimi, ai pretendon se Këngën Magjike do ta fitojë Marsela Çibukaj, ndërsa Festivalin e Këngës Noizy me Eugent Bushpepën.
Megjithatë, vihet re se postimi është edituar dhe emrat e artistëve që ai pretendon se do të jenë fitues janë fshirë. Gjithashtu, këngëtari korçar shprehet se kishte vendosur që të merrte pjesë në festivalin Kënga Magjike, por pas këtyre prapaskenave që janë bërë ka hequr dorë.