Agjenti del zbuluar: “Milani ndryshoi planet pasi mori De Ketelaere! E kishim biseduar por në janar…”

Amerika e Jugut nuk ka qenë, të paktën në periudhën e fundit, një tokë pushtimi nga drejtuesit e Milanit. Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë blerë shpesh në Evropë, veçanërisht në Francë, për të forcuar skuadrën në dispozicion të Stefano Piolit.

Kampionati argjentinas, si dhe ai brazilian, megjithatë monitorohet vazhdimisht nga skautët e Djallit. Kuqezinjtë ishin afër Kaio Jorge dy verë më parë, por gjithashtu provuan edhe per Julian Alvarez dhe Enzo Fernández. Tre lojtarët në fakt zbarkuan në Evropë, por jo te Milani.

Në veren e fundit të merkatos, një tjetër profil i lidhur me Milanin ishte Carlos Alcaraz, mesfushori i Racing. Lojtari i cili do të mbushë 20 vjeç më 30 nëntor ka kohë që është në fletoren e kuqezinjve por edhe Interi e pëlqen shumë.

Ka qenë agjenti i tij, Sebastian Lopez, i cili e ka pranuar në mikrofonat e Tuttosport: “Kam pasur biseda me drejtuesit e të dyja skuadrave verën e kaluar – thotë agjenti –. Më kishin shpjeguar se si po monitoronin Carlosin.

Më pas në merkaton e fundit kuqezinjtë blenë De Ketelaere, i cili megjithatë është një lojtar që luante tashmë në Evropë, mendoj se kjo ndikoi në vendimin përfundimtar të Djallit. Sa për Interin, përveç vlerësimeve të ndryshme të kohës, ata vazhduan ta ndiqnin, siç tregohet nga udhëtimi i Dario Baccin në Amerikën e Jugut”.

“Nuk e di se cfare do te ndodhe ne te ardhmen por djaloshi eshte gati per te zbarkuar ne Europe dhe mendoj se ne janar do te kete kontakte te tjera per te pare se si do shkoje situata. Vlera e kartonit nuk eshte e larte per nje futbollist te tille”. Flitet ne fakt se 15 mln euro do te mjaftonin per ta siguruar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *