Një grup tifozësh anglezë, që ishin në kërkim të birrave në Katar (vend ku konsumimi i alkoolit është i ndaluar), shpjeguan në talkSPORT atë që mund të jetë një nga historitë më të çuditshme të këtij Botërori.
Alex Sullivan, një tifoz i Evertonit, i cili ka udhëtuar në Katar për të mbështetur Anglinë gjatë Kupës së Botës, tha për talkSPORT:
“Po kalonim mirë, po argëtoheshim, kur takuam një nga djemtë e sheikut. Ai na mori në pallat… dhe na tregoi se çfarë kishte aty:
Aty pame luanë, zogj të ndryshëm, gjithçka… Na thanë se ishim të mirëpritur dhe nëse shihni përreth, nuk do të gjeni më mirë”.
Një tjetër tifozët anglez u shpreh: “Ne ishim në gjueti për disa birra dhe ata thanë: “Ne do të kemi birra sa të doni”.
Kështu që u hodhëm në pjesën e pasme të një Toyota Land Cruiser dhe përfunduam në një pallat madhështor. Ai na tregoi majmunët, zogjtë e tij ekzotikë… Ishte çmenduri!”. SHIH VIDEON