Cila do të jetë e ardhmja e Brahim Diaz në fund të këtij sezoni? Huazimi i mesfushorit sulmues spanjoll te Milani do të përfundojë më 30 qershor, me opsionin për ta blere atë nga Real Madrid për 22 milionë euro.
Nga ana tjetër, megjithatë, Blancos kanë mundësinë ta riblejne atë për 26 milionë euro. Në fakt, topi është në duart e klubit të Florentino Perezit, i cili megjithatë nuk ka marrë ende një vendim se çfarë do të bëjë me Diaz.
REFLEKTIME – Siç raporton Tuttosport mëngjesin e sotëm, të gjitha palët e përfshira po reflektojnë, edhe pse padyshim shumë do të varet edhe nga mënyra se si do të shkojë pjesa e dytë e sezonit.
Sa i përket Milanit, i cili në verë investoi 35 milionë për De Ketelaere, nuk kanë vendosur ende se si do të sillen me Diaz sepse në çdo rast 22 milionë nuk janë pak dhe për këtë arsye një tjetër investim kaq i rëndësishëm në vijën e parë duhet te vlerësohet me vëmendje maksimale.
Një pjesë e dytë e shkëlqyer e sezonit mund ta bindë Milanin ta blejë atë, por padyshim që gjithashtu mund ta shtyjë Realin ta rikthejë atë në Spanjë: në fund të këtij sezoni, skuadra madrilene do t’i thotë lamtumirë disa lojtarëve që janë gati të mbyllin kontratat e tyre ne skadence.
Po flasim per Asensio, Ceballos dhe Mariano Diaz dhe për këtë arsye mund të tërhiqen nga ideja për të nënshkruar me një lojtar si Diaz për vetëm 4 milionë euro me shume nga vlera e tij…
Kuqezinjtë po mendojnë për këtë, edhe spanjollët, edhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të kuptuar qëllimet e Brahimit, fjala e të cilit do të ketë një peshë të rëndësishme në këtë tratative.
Por ekziston edhe nje rruge te cilen Milani e perdori me Tonalin. Ajo e mosblerjes se lojtarit brenda afatit te klauzoles se huazimit dhe rinegocimi. Pra, nga 22 mln ne 16-17 mln euro maksimumi per tu paguar.