Shifra duket çmenduri, talenti i madh ukrainas: “Jam i mërzitur me klubin tim, nuk është e mundur…”

Kupa e Botës do të jetë një vitrinë e rëndësishme për shumë lojtarë, të gatshëm të tregojne vlerat për të marrë ndoshta rroga të rëndësishme në ekipe të nivelit po aq të lartë. Por për sa i përket merkatos javët e fundit është përmendur shpesh emri i një talenti, i cili nuk do të luajë në Katar, i cili tashmë konsiderohet një “crack” ndërkombëtar.

Gjysma e Evropës tashmë është çmendur për cilësitë teknike të Mykhaylo Mudryk, një yll i futbollit ukrainas që shpërtheu pavarësisht periudhës shumë delikate në vendin lindor. Një futbollist i talentuar që tashmë është në fletoren e shumë drejtuesve dhe vëzhguesve.

Mudryk ka lindur në vitin 2001 dhe luan për Shakhtar Donetsk, një skuadër që megjithë rrëmujën e përgjithshme për shkak të shpër*thimit të luftes po provon të ketë një grup të shkëlqyer kampionësh të rinj.

Një anësor sulmues me këmbë playmaker-i, Mudryk është joshës për shumë klube. Edhe Milani e ka ndjekur prej muajsh, duke qenë se për dikë do të kishte karakteristikat ideale për të zëvendësuar largimin e mundshëm të Rafael Leaos.

Por Shakhtar nuk bën zbritje. Në të vërtetë, ai po shfrytëzon popullaritetin e Mudryk për të rritur çmimin e tij: sipas revistës The Atlethic, ukrainasi do të vlerësohej në 100 milionë euro.

Një vlerësim që vetë Mudryk e konsideron totalisht jashtë merkatos: “Kur lexova disa shifra, u trondita. Unë ëndërroj të luaj në një top klub, por kjo është një pengesë për transferimin tim.

Jam 100% i sigurt se një lojtar nga kampionati ukrainas vështirë se mund të blihet për 100 milionë. Jam shumë i mërzitur”. Përveç Milanit, së fundmi në gjurmët e Mudryk janë afruar edhe klube të tjera evropiane, si Juventus, Arsenal dhe Bayer Leverkusen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *