Pik, pik pik… Ishte kjo tingëllima që dëgjoje mes zërave të nxënësve dhe mësuesve, paraditen e sotme në galerinë e artit pamor “Nikolet Vasia”.
Tek tuk të qëllonte edhe ndonjë pikë ujë që direkt nga tavani të binte në kokë apo gjymtyrë. Kjo është galeria e vetme publike e artit në qytet, por kushtet që ajo ofron për të ekspozuar artin lë shumë për të dëshiruar.
“Hartat” e lagështirës në tavanin e galerisë janë mëse të dukshme në pamjet filmike që po sjell “DurrësLajm”. Megjithëse situata është e njohur prej kohësh, ndërhyrjet për izolimin e tavanit mungojnë.SHIH VIDEON
Prandaj në Durrës mund të thuash me plot gojën që Artit i pikon çatia!!! Por meqenëse vitin e ardhshëm kemi zgjedhje, ndoshta Bashkia mund të kujtohet për të bërë ndonjë gjë.
Jo për gjë, por e ka thuajse ngjit godinën, kështu që më e pakta që mund të bëjë kryetarja e bashkisë Durrës është të japë urdhër për riparimin e çatisë së kësaj galerie.
Edhe një gjë që lidhet me Artin në Durrës fut pika shiu. Ky qytet për vetë historinë që ka duhej të ishte i mbshur plot me vepra arti, vetëm nëse betoni quhet art, atëherë jemi ok…