“Ne shqiptarët kemi një problem të madh, nuk e japim topin te shoku”

Prezantuesi i emisionit “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, Altin Sulçe, ka dhënë mendimin e tij sa i përket golit të parë të shënuar nga Shqipëria ndaj Armenisë.

Më shumë sesa goli i Skukës, veprimi i bërë nga ana e Cokajt meriton vëmendjen më të madhe. “Golin e qau Skuka, po më shumë akoma e qau Cokaj. Ulja me gjoks dhe shërbimi tabaka:

“Na pi kafen i tha”. Skuka i ra në gjysmë penalltie dhe e dërgoi në rrjetë. Skuka bëri golin dhe ka emrin, po veprimi i Cokaj ishte i jashtëzakonshëm.

Ne shqiptarët nuk e japim topin, kemi një problem të madh. Ne në këto ndeshjet e fundit do të fitonim nga 3-0, kishte raste Broja dhe nuk pasoi. Ne nuk pasojmë.

Asllani te Interi po të pasonte do të vinte goli kundër Barcelonës. Po të kishte pasuar do të vinte goli, nuk ndodhi, tre muaj probleme në Itali. Ne nuk pasojmë”, tha Sulçe.

Kujtojmë se fitorja ndaj Armenisë ishte e para pas një viti për kombëtaren tonë të drejtuar nga Edi Reja që padyshim ka qenë zhgënjyese me rezultatet për vitin 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *