MN | Merkato e janarit, ja kur dhe si do të ndërhyjë Milani!

Drejtuesit e Milan po përcaktojnë strategjinë e tyre në kuadër të afatit kalimtar të dimrit dhe ende nuk dihet nëse do të jenë aktivë në kërkim të përforcimeve. Pietro Mazzara shkruan në rubrikën e tij për MilanNews se Paolo Maldini dhe Ricky Massara nuk pëlqejnë kurrë të ndërhyjnë gjatë merkatos së janarit me nënshkrime të mëdha.

Sezonin e kaluar, vendimi për të mos nënshkruar me askënd përveç Marko Lazeticit dha rezultat dhe shkoi paralelisht me uljen e dëmtimeve, gjë që i dha Piolit një ekip plot me alternativa për betejën e Scudettos.

Këtë herë do te jene edhe me shume ato qe do te rikthehen si te paret Mike Maignan, Alexis Saelemaekers dhe Davide Calabria, të cilët do të jenë të gjithë të disponueshëm për turneun e Dubait dhe janë tre rikthime të rëndësishme si në aspektin numerik ashtu edhe në atë cilësor.

Pioli pret të shohë disa përmirësime nga merkato më e fundit e verës dhe Malick Thiaw ka filluar të tregojë cilësitë e tij, Aster Vranckx ishte vendimtar ndaj Fiorentinës, ndërsa ndjesia është se nga pushimi do të përfitojë edhe Divock Origi.

Ata mund të përfundojnë si nënshkrime të reja për të përdorur klishenë e njohur, por më pas do të ‘duhet të shohim nëse do të ketë mundësi të mira dhe në cilat role’ kur bëhet fjalë për afrime të mëtejshme kur dritarja e merkatos të rihapet.

Nje pozicion qe mund te vleresohet me kujdes eshte ai i sulmuesit te djathte, ndersa edhe ne mesfushe mund te ndodhe dicka. Ne fakt, nese Bakayoko largohet dhe Adli do te huazohej, do te vinte nje mesfushor tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *