Kontrata i skadon, duan ta kthejnë në Francë që në janar! Por Milani bën bllokadë…

Dikush kishte shprehur dyshime për zgjedhjen e klubit të Milanit për t’i besuar Olivier Giroud para 1 viti, por lojtari ka treguar se skepticizmi ishte i pabazë. Me gola vendimtarë, paraqitje të mira dhe një qëndrim gjithmonë super profesional, ai arriti t’i bindë të gjithë. Tifozët e Milanit e duan atë tashme…

Është 36 vjeç, por sulmuesi i lindur në Chambery ka ende një dëshirë të madhe për të luajtur ne keto nivele. Vetë Stefano Pioli ka deklaruar se nuk dëshiron të jetë asnjëherë në stol, as atëherë kur do t’i shërbente të merrte frymë dhe të rikuperonte energji. Ai gjithmonë dëshiron të ndihmojë ekipin dhe e ka vënë veten në dispozicion të plotë të bashkëlojtarëve të tij, të cilët e vlerësojnë shumë.

Milani ka gjetur tek ai një sulmues të parë të aftë për të shënuar gola të rëndë dhe që rrallë gabon në ndeshje vendimtare. E ndihmon shumë pasuria e madhe e përvojës që solli në Itali. Pasi ka luajtur për skuadra si Arsenali dhe Chelsea, ai e di se si është të luash në një nivel të lartë. Pa harruar se është edhe në grupin e kombëtares franceze, me të cilën ndodhet në Katar për Botërorin.

Giroud ka një kontratë që skadon në qershor 2023 dhe Milani duket se ka çdo synim për ta rinovuar atë. Sulmuesi është i lumtur te kuqezinjtë dhe nuk ka arsye të mendohet se nënshkrimi nuk do të vijë. Ndoshta në fillim të vitit 2023 palët do të diskutojnë dhe do të vendosin të ecin përpara së bashku.

Ndërkohë, nuk mungojnë klubet që monitorojnë situatën dhe ëndërrojnë të nënshkruajnë me Giroud. Mes tyre është edhe Marseille, e cila sipas asaj që u zbulua nga Media Foot Marseille do të dëshironte një sulmues të parë me përvojë. Burimi raporton se numri 9 i Milanit do të ishte në fokus edhe për merkaton e janarit, por është e paimagjinueshme që Maldini dhe Massara ta shesin lojtarin.

Marseja është një ëndërr e destinuar të mbetet e tillë. Një tjetër qendërsulmues do të mbërrijë në fushën e Ivan Tudor, ish-trajneri i Udineses dhe Veronës. Oliviero mund të kthehet një ditë në Francën e tij të lindjes, por kjo nuk do të ndodhë në vitin 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *