I ftuar në studion e emisionit sportiv “Qatar N’24” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”, trajneri i Egnatias, Shpëtim Duros, ndër të tjera foli edhe për triumfin e Kombëtares shqiptare në miqësore ndaj Armenisë.
Tekniku kryeqytetas ka mbetur i kënaqur nga performanca e çunave të rinj, teksa nuk kanë munguar thumbimet për “veteranët”.
“Më ka kënaqur ekipi kombëtar me çunat e rinj. Pse? E kam thënë shumë herë që ka lojtarë nga kampionati shqiptar që duhet t’i përzgjedhim.
Del lojtari i ekipit kombëtar, që ka bërë gabime të jashtëzakonshme në çdo ndeshje e del në intervistë e thotë që kemi futbollistë që nuk ndjejnë fanellën.
Po t’i duhet të japësh llogari i pari se je futbollist, unë e shoh të barabartë me çdo lojtar tjetër në mënyrën se si menaxhohet skuadra”, u shpreh Duro.
Tani se për kë e ka Duro kuptohet mjaft qartë, bëhet fjalë për Elseid Hysajn, që po ashtu edhe nga tifozët është shumë i kritikuar për perfomancat e tij me Kombëtaren.