Vazhdon te flase per Milanin ftubollisti i Interit, Hakan Calhanoglu! Sigurisht, ne nje fragment nuk mund te mos komentonte kuqezinjte teksa beson se për titullin e Serie A nuk eshte mbyllur asgje. Futbollisti turk lëshoi një intervistë për TRT SPOR duke diskutuar – ndër të tjera – sezonin e tij të deritanishëm.
Interi fitoi ndeshjen e fundit para pushimit të Kupës së Botës, por është 11 pikë poshtë liderit të tabelës Napoli, me të cilin do të takohen më 4 janar, kur të rifillojë sezoni në Serie A. “Napoli po bën mirë dhe meriton të jetë lider i tabelës, ndeshja e parë pas pushimit është kundër tyre dhe ne nuk jemi dorëzuar”, tha ish-lojtari i Milanit.
“Jam përmirësuar në mbrojtje, më pëlqen të diktoj tempin e lojes” tha ai. “Kam luajtur si numër 10 te Milani, por tani jam i lumtur që jam i përfshirë në atë pjesë të fushës”.
Calhanoglu iu bashkua Interit si futbollist i lirë nga Milani në vitin 2021 dhe është e qartë se nuk është në marrëdhënie të mira me ish-tifozët e tij pasi iu bashkua rivalëve të tyre të qytetit për zero euro. “Unë kam ende shumë miq në Milano te Milani, por sigurisht, këndvështrimi i tifozëve është i ndryshëm”.