Sapo ka pwrfunduar edhe ndeshja hapwse e Botwrorit tw Katarit mes vendasve edhe Ekuadorit, ndeshja u mbyll 0-2 pwr latinwt qw nuk e diskutuan fitoren nw asnjw moment.
Kujtojmë se pak ditë më parë në një miqësore aspak të zakontë, Katari mund 1-0 Shqipërinë, në një ndeshje mjaft të diskutuar ku arbitrimi la shumë për të dëshiruar.
Që në fillim të sfidës ekipi nga Amerika e Jugut shënoi me Valencian, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, gjithsesi, nuk do të vononte zhbllokimi i rezultatit po nga futbollisti i Fenerbahce, i cili mbylli llogaritë me vendësit sapo kaloi gjysmë ore lojë nga pika e bardhe e penalltisë.
Asgjë nuk ndodhi në minutat në vijim e gjatë gjithë pjesës së dytë, me Ekuadorin merr tri pikët e parë në Grupin A. Sistemi VAR menjëherë protagonist në ndeshjen hapëse në “Katar 2022”.
Në minutën e tretë të takimit Katar – Ekudor, Valencia arriti ta dërgonte topin në rrjetë me kokë, por gjyqtari italian Orsato mori një sinjalizim nga sistemi VAR, që pas disa minutave pritjeje vendosi ta anulonte golin. Një vendim I diskutueshëm, që pritet të krijojë polemika ende pa nisur mirë Botërori.
16′ – Zhbllokohet takimi i parë i Botërorit, Ekuadori kalon në epërsi me një 11-metësh të fituar dhe shndërruar në gol nga Valencia. 31′ Sho kohet Katari, Ekuadori realizon të dytin me Enner Valencian, 0-2.