WC2022! Kush ishte shqiptarja që u ul pranë sheikëve dhe mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka qenë e pranishme në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Doha, me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Katarit.

Ajo ndjen keqardhje që Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë, raporton Indeksonline. “Me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Katarit, sot isha e pranishme në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Doha.

Katari kësaj radhe po shënon historinë, duke u bërë shteti i parë nikoqir i Botërorit në Lindjen e Mesme.Ky event ka mbledhur në Katar elitën e futbollit botëror, mirëpo për fat të keq Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë.

Pavarësisht kësaj, djemtë tanë na kanë bërë krenarë me punën e tyre të palodhshme që vitin tjetër e dërgojnë Kosovën në kampionat evropian. Kombëtarja jonë, krenaria jonë”, ka shkruar ajo.

Një ceremoni tradicionale arabe i ka paraprirë ndeshjes që zhvillohet në mes të Katarit dhe Ekuadorit në stadiumin “Al Bayt”.

Tifozët e pranishëm në ulëset e tyre kanë gjetur nga një dhuratë të vogël.Organizatorët u kanë dhuruar nga një miswak (pastrues dhëmbësh) dhe nga një parfum të vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *