Tatarusanu-Milan, vendim i papritur: skenari i mundshëm

Stefano Pioli ka Mike Maignan si titullarin e padiskutueshëm ne porte, por ka disa dyshime për zëvendësuesit e tij. Ciprian Tatarusanu është bërë protagonist i disa pasigurive (por edhe pritjeve te bukura, duhet theksuar) dhe Antonio Mirante nuk e ka pare akoma fushen dhe ndoshta sepse ne stervitje nuk jep ate garanci te madhe…

Të dy portierëve u skadon kontrata në qershor 2023 dhe do të duhet të shihet se çfarë zgjedhjesh do të bëjnë drejtuesit e Milanit. Javët e fundit është zbuluar se mundësia që të dy të largohen nga Milanello në fund të sezonit është shumë reale, por është shumë herët për të thënë shumë për këtë.

Carlo Pellegatti në një video të postuar në kanalin e tij në YouTube nuk përjashtoi që Tatarusanu të rinovojë me Milanin dhe të mbetet portieri i tretë. Mirante do të largohej dhe në vend të tij mund të vinte një tjetër portier, por italian. Emri më i popullarizuar i kohëve të fundit është Marco Sportiello, kontrata e të cilit me Atalantën është afër skadimit dhe për këtë arsye mund të regjistrohet si një transferim i lirë.

Gazetari i njohur kuqezi kujton se Sportiello ka si agjent Giuseppe Rison, i cili ndër klientët e tij ka disa lojtarë në pronësi të Milanit (Daniel Maldini dhe Lorenzo Colombo) dhe marrëdhënie të mira me drejtuesit, vecanerisht Paolo Maldinin!

Ai mund të zgjidhet për sezonin e ardhshëm si portieri i dyte. Një zgjidhje me kosto të ulët dhe e dobishme për listat UEFA, pasi është një portier i rritur në një sektor të të rinjve italianë dhe ndaj nuk do te bllokonte vendin e askujt si i huaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *