Penallti, gol dhe dy kartona të kuq në ndeshjen ku kishte shumë shqiptarë në fushë

Katër gola u realizuan në miqësoren Maqedonia e Veriut-Azerbajxhan, sfidë e cila u fitua 3-1 nga Kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare.

Enis Bardhi zhbllokoi takimin në minutën e 25’. Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili është pjesë e turqve Trabzonsporit, ekzekutoi saktë një penallti dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh. GOLI I ENIS BARDHIT

Elvin Cafarguliyev barazoi rezultatin në minutën e 38’, teksa Azerbajxhani realizoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me anë të Musa Qurbanly dhe Ramil Sheydayev.

Të dy Kombëtaret e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë. Boban Nikolov la Maqedoninë e Veriut me një lojtar më pak në minutën e 52’, por forcat u barazuan në fushë pas daljes me të kuq të Hojjat Haghverdi (75’).

Miqësorja e luajtur në Shkup, u gjykua nga Enea Jorgji, arbitri shqiptar që mban prej vitesh stemën e FIFA-s, i cili pati si ndihmës Ilir Tartarajn dhe Dojando Myftarajn.

Kujtojmë se kjo nuk është ndeshja e parë ndërkombëtare që drejtohet nga arbitrat shqiptarë, që po u besohet shumë nga UEFA kohët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *