Në Tiranë bënin si “fenomena”, kurse sonte në Vjenë… (VIDEO)

Ka përfunduar pjesa e parë në Ernst-Happel-Stadion te Vjenes, nje miqesore ku Austria kryeson 2-0 ndaj Italisë falë golave ​​të Schlager dhe Alaba. Nje ndeshje ne fakt teper kot dhe per me teper ne diten e nisjes se Boterorit. Dicka e rralle per Italine qe ne fakt kurre nuk kishte luajtur ne nje dite si kjo, aq me teper per faktin se mungon ne Kupen e Botes ne Katar.

Austria e nisi direkt fort teksa Italia paksa eksperimentale e Mancinit ka treguar shume dobesi, ndoshta me mendjen ende te zhgenjimi Katar dhe te pushimet e fundvitit per futbollistet e saj. Kalojne 7 minuta dhe vjen direkt goli per Austrine. Schlager i bën presion Verrattit duke vjedhur topin pa bërë faull, Arnautovic vazhdon aksionin dhe pret futjen e mesfushorit të Leipzig qe shenon me te djathten…

Kalojne vetem disa minuta dhe vjen edhe goli i dyte per vendasit. Gjykim i gabuar nga Donnarumma te trajektorja, i befasuar nga goditja e denimit te kapitenit austriak Alaba. Topi ngjitet mbi barrierë dhe përkëdhel traversën përpara se të vendoset pas kraheve te portierit te PSG.

GOLI I PESUAR NGA DONNARUMMA – VIDEO

Pas suksesit ndaj Shqiperise, duket se Italia eshte fikur totalisht! Para ndeshjes u mbaht një minutë heshtje për të kujtuar ish-lojtarin ndërkombëtar austriak Gerhard Rodax, i cili ndërroi jetë tragjikisht të mërkurën.

Me dezertimet e Tonalit, Mazzocchi dhe Fagioli, zgjedhjet e Italise sonte janë ngushtuar. Pesë ndryshime në krahasim me Tiranën: rikthehet Donnarumma në portë, Gatti dhe Acerbi do të luajnë përkrah kapitenit Bonucci. Në mes është Barella me Verrattin. Politano plotëson treshen me Raspadori dhe Grifo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *