Paolo Maldini, drejtor i zonës teknike të Milan, foli për Milan TV për Theo Hernandez, benjamini i tij dhe ai qe pikerisht drejtuesi solli ne Milanello kur askush nuk e donte nga klubet e medha dhe vinte nga huazime ne La Liga…
“Nëse Theo luan një të tretën e ndeshjeve të tij për Milanin, ai më mund mua: kjo është shumë e qartë; unë kurrë nuk kam qenë sulmues. Do të isha i lumtur nëse ai do të më kalonte mua.Theo është një mbrojtës i krahut shumë i veçantë!
Ai është një mbrojtës i krahut absolut, por atë që ai bën nuk e bën askush tjetër, mbi të gjitha për aftësinë e tij për të finalizuar, për të asistuar dhe për të dalë në mesin e fushes! Rishikoj pak idenë moderne të mbrojtësit të krahut. Sidomos vitin e parë dukej se po priste të 70-ën për të bërë këto sprinte që kanë diçka të pabesueshme…
Sidomos nëse mendon se finalizimi apo asistimi vijnë pas 70 metra vrapimi me topin në këmbë. Dicka e cmendur qe fakt vetem Theo mund ta beje ndaj them se eshte i vecante dhe realisht shoh shume pak si ai ne qarkullim, per te mos thene aspak…”.
Theo Hernandez gjithashtu është shprehur për MilanTV për golin ndaj Atalantës: “Unë po shikoja vetëm topin dhe portën: kur mbërrita para zonës, shikova, gjuajta dhe shënova. Pioli më thotë të shkoj përpara dhe kjo është ajo që më pëlqen.
Mbrojtësit e krahut janë më shumë sulmues sesa mbrojtës: Më pëlqen kjo, edhe nëse… fillimisht duhet të mbrojmë dhe më pas të sulmojmë. Të festosh një gol para Curva Sud është bukur. Nuk do ta harroj kurre ate pasdite realisht”.