Këngëtarja Anxhela Peristeri është ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. E ftuar në “Why not”, Anxhela është pyetur se kush hedh më shumë lekë në dasma të veriut apo të jugut, si këngëtare që merr pjesë në dasma. Ajo tha se veriut i zien më shumë gjaku se atyre nga jugu.
Anxhela: Kjo është një këngë me motive veriu përgjithësisht për evente dhe dasma. Mua më fton më shumë për dasma Veriu, se di pse.
Roza Lati: Po kush hedh më shumë lekë për dasma, të veriut apo të jugut? Anxhela Peristeri: Zakonisht ne funskionojmë me një pagesë fikse, jo me para të hedhura. Por Veriu është më i gëzueshëm dhe më bujar. Sigurisht që edhe jugu ka dasma shumë të bukura, por veriut i zien pak më shumë gjaku sesa neve nga jugu.
Anxhela Peristeri e ftuar këtë puntatë të Why Not në RTV Ora ka folur edhe për recitalin “Aromë gruaje” që këngëtarja ka mbajtur sëfundmi. Ajo ka treguar dhe arsyen se pse nuk ftoi artistë të tjerë.
Anxhela u shpreh se kësaj rradhe ai ishte një recital më intim se i pari. Roza Lati: Pse nuk ftove artistë të tjerë që të vinin, të bënin Check-in, apo s’ke nevojë ti për artista të tjerë për të shitur bileta?
Anxhela Peristeri: Zakonisht, unë biletat i kam shtur gjithmonë vetë. Megjithëse tek recital i parë kam pasur 3 artistë të ftuar: Elhaida Dani, Of-cestra dhe Erik Lloshin. Tek ky vendosa ta bëj vetë.
Ishte më intime, ishte e konceptuar si e tillë dhe kam patur vetëm Kastriot Ҫaushin në një interpretim të një kënge bashkë me mua, të këngës “Gënjeshtar” dhe për pjesën tjetër isha vetëm unë. Dua të theksoj që Kozeta Kurti ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në recitalin tim. Ka qenë producentja.