Italia e mbylli me humbje vitin, Mancini: “Botërorin do ta shoh nga tv, dështuam në 2021…”

Italia humbet përballë Austrisë me rezultatin 2-0 në ndeshjen miqësore. Italianët kishin dominimin e pjesës më të madhe të sfidës, megjithatë austriakët ishin më efektivë përpara portës. Ekipi i Rangnick ia doli që të ndizte festën në “Ernst Happel Stadion”, me Schlager që zhbllokoi sfidën në minutën e 6’ duke realizuar pas një asisti nga Arnautovic.

Ndeshja vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 35’, kur Alaba do të realizonte golin e dytë për vendasit. Në pjesën e dytë italianët tentuan të reagonin, por pa mundur të kishin sukses, të cilët pas fitore 1-3 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”, bien në Vienë në miqësoren me Austrinë.

Austriakët nga ana e tyre i gëzohen kësaj fitoreje të dytë, pasi më herët fituan me rezultatin 0-1 ndaj Andorës në “Estadio La Rosaleda”. Mancini ka folur pas ndeshjes direkt duke u kthyer edhe te deshtimi i madh…

“Fatkeqësisht nuk mund të fitosh gjithmonë, ndonjëherë në sport humbet, madje edhe garat më të dukshme. Nuk mendoj se problemi është 2022, ne humbëm kualifikimin për Kupën e Botës në nëntor 2021, për shkak të gabimeve minimale.

Mendoj se mund te sherbeje si leksion fakti qe ne keto nivele nuk mund te rrezikosh as me te voglin, duhet te shenosh sa here te mundesh.Pastaj ka qene edhe kualifikimi per ne finalet e Liges se Kombeve ne mes, ka pasur gjera pozitive. Mësimi është që gjërat duhet të mbyllen sa më parë”.

A do të shkojë në Katar për të parë Kupën e Botës? “Unë do ta shikoj Kupën e Botës në TV. Nuk do të shkoj atje, tashmë vuajmë mjaft nga shtëpia. Ka gara interesante, garat janë të bukura dhe do ta shikoj në TV. Sot pamë hapjen dhe fatkeqësisht kështu është. Na vjen shumë keq, nuk mundemi, mund të bëjmë diçka tjetër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *