Ish-aktori Arben Imami bën libër: Libri im nuk lexohet nga të gjithë, është libër intelektual dhe do nivel

Libri më i mirë studimor “Tri format e mendimit” nga ish-aktori dhe ish-minstri Arben Imami u vlerësua me cmimin e parë në panairin e librit.

Në një lidhje nga panairi me emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, imami tha se çmimi ishte i papritur për të, por i mirëpritur.

Teksa prezanton një libër akademik, me nuanca filozofike, Imami pranoi faktin se libri i tij nuk mund të lexohet nga kushdo.

Ish-aktori dhe politikani theksoi se ka bërë gjithçka që libri të jetë i lexueshëm, gjerësisht tek lexues me një nivel të caktuar intelektual.

“Nuk pres të bëj para me këtë libër, nuk është libër që merret në plazh, është një libër për një intelektual që do të thellohet në disa pyetje themelore, fokusi është akademik”, tha Imami, teksa komentoi çmimin e librit, që kushton 50 mijë lekë të vjetra.SHIH VIDEO

Kujtojmë se Arben Imami është një emër mjaft i njohur për shqiptarët, fillimisht si aktor dhe më pas me një qase shumë ndryshe nga arti, sic është politika, ku mbajti disa poste të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *