Legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, kanë krijuar një foto historike. Yjet u bënë bashkë në këtë foto, ku shihen duke luajtur shah, për markën e njohur “Louis Vuitton”.
Fotoja është ndarë në llogaritë përkatëse në Instagram, të Ronaldos dhe Messit dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në gjithë botën.
“Fotoja më e bukur në Instagram”, “Fotoja më e bukur në histori” apo thjesht “Historike”, janë disa nga komentet e fansave të Ronaldos dhe Messit, të cilët janë të bindur se kjo do të jetë fotoja më e pëlqyer ndonjëherë në rrjetin social.
Ndërsa kjo foto është bërë objekt bisede në të gjithë botën, për dy legjendat futbollit që pozojnë bashkë, një reagim krejt i habitshëm ka ardhur nga moderatori Turjan Hysko.
Ai ka postuar një foto me vëllain e tij, Eljo dhe “akuzon” Ronaldon e Messin për kopjim. “Edhe të thashë o Eljo Hysko, mos ia nis Cristianos”, shkruan ai me shaka në Instastory.
Sigurisht që kjo është shaka e Turit, sepse ka njerëz që mund ta marrin me të vërtetë dhe të fillojnë direkt me komentet e tyre të zakonshme.