“Faleminderit Shqipëri, jeni i vetmi vend që…”! Kreu i FIFA-s na falënderon në sytë e gjithë botës

Gianni Infantino në konferencën përpara nisjes së Katar 2022, foli edhe për refugjatët afganë të cilët u strehuan në Shqipëri.

Në fjalën e tij numri një i institucionit më të lartë në futboll nuk nguroi të falenderonte Shqipërinë e cila stregoi afganët në një situatë të vështirë për ta.

“Të gjitha vendet europiane dhe ato amerikane mbyllën dyert duke thënë nuk mundemi, nuk mundemi. I vetmi vend që tha sillini këtu sepse ne e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë të vuash dhe të ikësh nga vendi yt.

Ishte Shqipëria dhe miku im, Edi Rama më tha ‘janë të mirëpritur këtu në Shqipëri, ku mund të ndërtojnë një të ardhme’.Kështu Shqipëria hapi dyert e saj, ndërsa vendet e tjera nuk e bënë aspak”, tha kreu i FIFA-s.

Katari zhgënjen në sfidën hapëse të Botërorit. Vendi organizator, ndryshe nga sa përcolli me spektaklin shumëngjyrësh të ceremonisë hapëse, në fushën e gjelbër shfaqi një nivel mediokër, duke u mposhtur 2-0 nga Ekuadori.

Që në fillim të sfidës ekipi nga Amerika e Jugut shënoi me Valencian, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, gjithsesi, nuk do të vononte zhbllokimi i rezultatit po nga futbollisti i Fenerbahce, i cili mbylli llogaritë me vendësit sapo kaloi gjysmë ore lojë nga pika e bardhe e penalltisë.Asgjë nuk ndodhi në minutat në vijim e gjatë gjithë pjesës së dytë, me Ekuadorin merr tri pikët e parë në Grupin A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *