Ekzekutim perfekt, ish-kapiteni i Partizanit dhe Tiranës i shënon ekipit serb (video)

Idriz Batha u shfaq protagonist në miqësoren që UTA Arad fitoi 2-1 ndaj Vojvodinës, ekipit që garon në elitën e futbollit serb. Ish-kapiteni i Tiranës dhe Partizanit, realizoi golin e dytë për skuadrën rumune.shih videon

Ishte minuta e 63’ kur 30-vjeçari nga Gjirokastra ekzekutoi saktë një penallti dhe dërgoi UTA Arad në avantazh të dyfishtë, ndërkohë që Vojvodina shkurtoi rezultatin shtatë minuta nga fundi.

Batha është pjesë e skuadrës rumune prej korrikut të vitit 2021, periudhë kur me UTA Arad firmosi edhe Erion Hoxhallari, një tjetër ish-lojtar dhe ish-kapiten i bardhebluve të Tiranës.

Largimi nga Partizani: Ndodh në futboll që largohet një futbollist. Nuk ishte se Partizani nuk donte të më mbante, por nuk gjetëm një marrëveshje. Nuk është hera e parë që një lojtar largohet dhe shkelqën në një klub tjetër.

Lojtarët e huaj: Drejtusit e futbollit shqiptar janë të apasionuar me lojtarët me pasaporta të huaja, por nuk kanë treguar se kanë nivel shumë më të lartë se shqiptarët. Duhet t’iu jepet rëndësi edhe lojtarëve të akademisë.

Goli i parë në derbi me fanellën e kuqe: Ka qenë në gol i veçantë, pasi penalltinë e fitova unë nga një aksion personal. Ishte goli im i parë në derbi. Për festimet, unë kam dhënë maksimumin në çdo ekip që kam luajtur dhe do vazhdojë ta bëjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *