Fjalë mjalti për Milinkovic-Saviç. Këto janë shprehur në një intervistë për Mozzartsport nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili u ndal veçanërisht në cilësitë njerëzore të mesfushorit serb: “Ai erdhi si djalë dhe tani është një burrë i rritur.
Pas tetë vitesh në klub, për ne ai është një person i rëndësishëm dhe jo vetëm një futbollist. Kjo është ajo që unë e vlerësoj më shumë tek ai. Ai është shumë i thjeshtë si person. Një qenie njerëzore e përulur. Ai kurrë nuk ka qenë mendjemadh apo arrogant.
Ai është një djalë shumë i sjellshëm. Dhe meqë lojtari është diçka tjetër… Ai mund të bëjë edhe më mirë”. Menaxheri i Lazios vazhdoi me një shaka: “Nëse do të kisha një vajzë, do t’ia jepja për martesë. A jam mjaft i qartë? Ai është një djalë shumë i qetë.
Ai ka shumë respekt për mua dhe gjithmonë e kritikoj. Ndonjehere pas nje loje, kur luan mire, vjen te me kerkoje mendimin tim, une gjithmone them qe nuk eshte mire dhe ai ben shaka se nuk jam i kenaqur kurre.
Unë gjithmonë i them atij që ta lërë pas vetes atë që ka bërë. Të vazhdojmë të shikojmë përpara dhe të rritemi”. Nje deklarate kjo qe do te ngjalle pak polemika dhe debate…