“Demollari” i ri i Shqipërisë shënon supergol (video)

Pjesa e parë e miqësores mes Malit të Zi dhe Shqipërisë U21 ka përfunduar në shifrat 1-1. Golin për kuqezinjtë e shënoi Adrion Pajaziti.SHIH SUPERGOLIN

“Pajaziti është një super lojtar, do ta shihni shpejt te Shqipëria A, unë e krahasoj me Demollarin këtë element që është pjesë e Fulham U-21”, tha Alban Bushi pak ditë më parë.

Ndërkohë Bushi sqaroi dhe cështjen Ndoji si dhe tregoi pse Arda Kurtulan refuzoi Maqedoninë dhe Turqinë për të zgjedhur Shqipërinë.

“Ndoji? Shqipëria ka boll lojtarë, i uroj fat, ne na duhen lojtarë që e ndiejnë fanellën, jo me dy mendje. U bë kjo puna: “Hajde-ik”. Brenda një muaji janë bërë dy zgjedhje nga Ndoji. Unë pashë video të tij nga Olimpiakosi B. U thashë prindërve që e doja te Shqipëria U-21, ata e pranuan me kënaqësi, atëherë kur nuk e donte Greqia. Ndërkohë tani që e donte Greqia, u largua menjëherë nga ne. Por nuk ka problem, kështu e ndien ai.

Rasti i veçantë, unik në botë, kemi nga Superiorja vetëm një lojtar te Shqipëria U-21, Alivoda. Kemi dhe Buxhelajn, që po merr minuta. Klubet shqiptare duhet të aktivizojnë më shumë lojtarë të rinj.

Arda Kurtulan? Është risi, ka qenë te Fenerbace dhe ka qenë lojtari më i ri që ka debutuar në Turqi. Është super talent. Lidhja ime me babain e tij që kemi luajtur futboll në Turqi, bëri që të vinte këtu. Ka një lidhje me Shqipërinë nga ana e gjyshit”, tha Bushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *