Kishte një arsye pse Gerry Cardinale, numri një aktual i Milanit, ishte në Sydney ditët e fundit (ku u portretizua me një SUV të dekoruar me fjalët “Champions of Italy”): menaxheri amerikan u intervistua nga The Australian pas konferencës “Sohn Hearts & Minds Investment Leaders”, një ngjarje për mbledhjen e fondeve për kërkimin mjekësor.
Këto janë fjalët e Cardinale, të raportuara nga Gazzetta dello Sport: “Sporti është një amortizues i aftë për t’i rezistuar prishjes teknologjike. Mënyrat e reja të përdorimit të tij nuk e ndryshojnë vlerën e tij. Realitetet në të cilat investova nuk ishin në vështirësi përveç fitimit të parave të eventit live. Futbolli është një partneritet mes sektorit publik dhe privat.
Milan? Ndihem i përkushtuar si kujdestar i trashigimise se nje klubit historik, si dhe pronar në të gjitha aspektet” Cardinale kujtojme qe eshte perpara sprovave te para duke qene se tifozet kuqezi presin shume me shume nga ai per te ardhmen.
Italo-amerikani d mori klubin nga Elliott dhe direkt nisi te premtonte gjera te medha por me kembet ne toke dhe jo shpenzime qindra milionash pasi objektivi i klubit vazhdon te mbetet autofinancimi dhe sidomos te ece me kembet e veta pa dashur te rrezikoje shendetin ekonomik te arkave.
Maldini dhd Massara tashme jane nen urdherat e tij, qe megjithate ka lene nen vete Furlanin i cili mori vendin e Gazidis dhe pas shume vitesh u largua nga tutela e Elliott per te nisur nje rrugetim te ri me Milanin. Nje rrugetim ku edhe eshte tifoz i cmendur kuqezi.