Janë të zhgënjyer, nuk do e besoni sa tifozë do jenë në stadium sot ndaj Armenisë

Ndryshe nga ndeshja me Italinë ku stadiumi ishte plot, kjo edhe për shkak të yjeve që zbritën në fushë, në miqësoren e sotme ndaj Armenisë pritet një numër i ulët tifozësh.

Mësohet se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 2 mijë bileta në total. Çmimet për një biletë fillojnë nga 700 lekë të rinj deri në 12 mijë lekë të rinj. Vlen të theksohet se miqësorja Shqipëri-Armeni, do të luhet sot në orën 17:30, në stadiumin “AIR Albania”.

Sa i përket skemës, italiani i qëndron besnik 3-5-2-shit të tij dhe ndryshimi do të nisë që në portë, ku do t’i besohet Elhan Kastratit.

Në mbrojtje si titullarë pritet ta nisin Erdenis Gurishta, Adrian Bajrami i cili luajti edhe me Italinë, si dhe një balotazh mes Mihajt dhe Kumbullës, por mbrojtësi i Romës ka më pak shanse sepse është i mbingarkuar, duke qenë se nuk ka luajtur shumë kohët e fundit.

Në krahë do të rreshtohen Elseid Hysaj nga e djathta dhe Andi Hadroj i Partizanit që mund të marrë vendin e Ermir Lenjanit, i cili luajti 90 minuta me “Axurrët”. Ndërkohë treshja e qendrës pritet të formohet nga Enis Çokaj i Panathinaikosit ose Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi.

Sa i përket sulmit, në mungesë të Myrto Uzunit dhe Armando Brojës të cilët luajtën të mërkurën dhe tashmë kanë lënë grumbullimin, nga fillimi pritet që t’a nisë Xhuliano Skuka dhe Ernest Muçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *