Tedi Cara shumë i emocionuar: U bë ëndrra realitet! Goli? Shënoj herë tjetër

Shqipëria rikthehet të fitojë pas më shumë se një viti. Kuqezinjtë e Edi Rejës mposhtën 2-0 Armeninë në “Air Albania”, teksa suksesi i fundit ishte regjistruar në 15 nëntorit e vitit të kaluar përballë Andorrës (1-0).

Xhuliano Skuka zhbllokoi takimin pas gjysmë ore lojë në takimin e tij të parë si titullar me Kombëtaren. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 63’. Tedi Cara fitoi një penallti, ekzekutimin e të cilës e mori përsipër Asllani.

Tedi Cara ishte protagonist në fitoren 2-0 të Shqipërisë ndaj Armenisë. 22-vjeçari i Partizanit, fitoi penalltinë që vulosi ndeshjen, teksa pozicioni i parregullt ndikoi që të mos vlente goli që realizoi në minutat e fundit. Sulmuesi nga Kavaja foli për emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

“Ishte një emocion i veçantë, ëndrra e çdo futbollisti është të luajë me Kombëtaren. Ishte ndeshja ime e parë në sytë e publikut. U ndjeva mirë kur fitova penalltinë, kisha dëshirë edhe të shënoja, por një herë tjetër.

Dyshe sulmi me Skukën? Jo, nuk më kishte shkuar mendja se do të formonim sulmin bashkë kaq shpejt. Falënderoj stafin dhe drejtuesit e FSHF-së për mundësinë, shpresoj t’ua kem shpërblyer.

Fatosi do na lejojë t’i marrim fanellat me vete, janë kujtim. Të gjithë ëndrrojmë të jemi pjesë e Kombëtares. Do jemi gati kur të na jepet mundësia. E presim me padurim ftesën”, theksoi Tedi Cara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *