Arbitër qesharak! Shqipërisë i mohet penalltia e pastër fare (video)

4’ – Asllani jep një pasim fantastik për Skukën pas shpinës së mbrojtjes dhe sulmuesi i Partizanit hyn në zonë, aty ku pengohet nga kapiteni armen, por nuk ka penallti. Arbitri maqedonas thirret në VAR, por as rishikimi i pamjeve nuk e bind, ndaj urdhëron vazhdimin e lojës.SHIH VIDEON

Po luhet në këto momente në “Air Albania” miqësorja mes Shqipërisë dhe Armenisë, e fundit për këtë vit dhe e fundit nën drejtimin e Rejës.

Italianit i mbaron kontrata pikërisht në fund të nëntorit dhe ende nuk dihet nëse do ketë rinovim apo jo. Reja e ka shprehur haptazi dëshirën për të vazhduar.

SHQIPËRIA: Etrit Berisha, Enea Mihaj, Kumbulla, Bajrami, Hadroj, Laçi, Asllani, Çokaj, Lenjani, Skuka, Muçi. Trajner: Edoardo Reja

ARMENIA: Buçnev, Voskanianian, Harojan, Mkritçjan, Grigorjan, Hartjunjan, Dashjan, Hovhanisjan, Bçakhçjan, Babajan, Shaghojan. Trajner: Roman Berezovski

Edi Reja kërkon ta mbyllë me të paktën një fitore këtë vit dhe kështu në formacion ka zgjedhur që të aktivizojë disa nga lojtarët më të mirë në dispozicion dhe gjithashtu dy lojtarë që luajnë në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *