Shënoi golin e parë për Kombëtaren sot, Skuka shqetëson tifozët me atë që i ndohi në fund të ndeshjes (foto)

Shqipëria ka mundur në mbrëmjen e sotme me shifrat 2-0 Armeninë. Ndeshja e zhvilluar në Air Albania ishte e fundit për këtë vit, të cilin Kombëtarja shqiptare e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme. Golat e takimit u realizuan nga Skuka dhe Asllani.

Sulmuesi i të kuqve gjatë një aksioni ka mbetur i dëmtuar ku është larguar nga fusha e lojë duke çaluar. Në përfundimin e takimit Skuka gjatë deklaratës për mediat mbantë të fashuar gjurin e tij të majtë. Por për të qetësuar tifozët e kuq, ai deklaroi se nuk ishte diçka serioze.

Mbetet për t’u parë kohëzgjatja e këtij dëmtimi pas vizitave mjeksore. Pauza e botërorit do t’i vijë në ndihmë sulmuesit për të qenë i gatshëm për sfidën e parë në Superligë.

Deklarata: Kombëtarja? Unë kam shumë besim në vetvete dhe e dija që do të arrija lart. Por kurrë nuk kam menduar që ta nis me gol si titullarë.

Italinë? Jam ndjerë shumë mirë dhe çunat më kanë afruar të gjithë, si të mëdhenjt si të vegjlit dhe stafi. Nuk është hera e parë që luaj.

Më tepër? Duhet shumë punë për të arritur të luaj jashtë. Duke shikuar këto nivele duhet me vërtetë shumë punë. Pjesa fizike do shumë punë të arrihet.

90 minuta fizike? Duhet shumë punë dhe nuk mund ta them. Por duhet shumë punë dhe duke shikuar nivelin që po zhvillohet, kam pak mundësi që të luaj në nivele të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *