Milan, siç u njoftua në faqen zyrtare, do të përballet me miqësoren e fundit të vitit 2022 në Holandë kundër Psv Eindohoven më 30 dhjetor në orën 18:15. Sipas raportimeve nga Tuttosport, deri në atë kohë Milani do të kete rikuperuar tashmë tre lojtarë aktualisht jashte prej te pakten 2 muajsh: ata janë Mike Maignan, Alexis Saelemaekers dhe Davide Calabria.
Maignan ka humbur Boterorin dhe kete e ka njoftuar edhe me hidherim, por asgje nuk ishte e sigurte deri ne fund. Sipas gazetarit francez Romain Molina, në kombëtaren franceze ka shumë mosbesim te mjeku zyrtar i kombetares, për shkak të programeve të tepruara të rikuperimit për nevojat reale dhe natyrore të lojtarëve të dëmtuar;
Mes tyre është edhe portieri i Milanit Maignan, rikuperimi i të cilit do të ishte i detyruar me stervitje te ekzagjeruara dhe gjeste të tjera atletike, duke shkuar kundër programit të rikuperimit të vendosur nga klubi i Milanit. Ka pasur tension dhe madje edhe zera te ngritur ne telefonatat e kryera, deri sa vullneti i Milanit ka mbizoteruar, pasi edhe portieri ka rene dakord!
E njejta situate duket se ka ndodhur me Benzema, qe rrezikon shume tashme te mungoje ne sfiden hapese dhe jo vetem. Franca duhet të përballet me dëmtimin e Benzemas: qendërsulmuesi i Real Madrid është rikthyer sot në stërvitje me bashkëlojtarët e tij, por nuk e ka përfunduar seancën për shkak të një problemi fizik.
Në pritje të analizave instrumentale, sipas shtypit transalpin, rreziku që dëmtimi të jetë i rëndë është konkret. Në atë moment Benzema do të humbiste Katarin 2022. Dhe do të ishte një humbje e madhe për Deschamps, i cili tashmë ka humbur Nkunku dhe Kimpembe më parë.