Milani vendos kushtin bazë nëse shitet Leao. Paralajmërohen Chelsea & Co

Milan nuk dëshiron të hyjë në marrëveshje shkëmbimi lojtarësh nëse do te duhet të lejojë Rafael Leaon të largohet nga klubi pra duke e shitur, thuhet në një raport te publikuar nga Tuttosport.

Siç është raportuar nga gazeta torineze, kuqezinjtë synojnë të përfitojnë plotësisht nga Leao nëse duhet ta shesin atë në vend që të hyjnë në një marrëveshje lojtar+cash, e cila mund të përfundojë si humbje ne fund te fundit.

Të dy Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë ende plotësisht të përkushtuar për ta bërë yllin portugez të nënshkruajë një kontratë të re dhe të sigurojë të ardhmen e tij afatgjatë me klubin.

Nëse kjo nuk realizohet, Maldini është i bindur se ai mund të fitojë rreth 100 milionë euro nga shitja e ish-lojtarit të Lille dhe Sporting CP. Ai do të donte që e gjithë kjo vlerë të vinte te klubi me para në dorë, në vend që të merrte më pak para dhe një lojtar në këmbim.

Kjo përjashton planin e mundshëm të shitjes së Leaos te Chelsea dhe marrjen e Armando Broja dhe/ose Hakim Ziyech si pjesë e marrëveshjes. Pra, Milani sdo asnje lojtar ne operacion sepse me parate e ka te qarte se cfare do te beje me pas.

Kontrata e Leaos skadon ne vitin 2024 teksa babai i tij Antonio u shpreh se djali i tij “eshte i lumtur ne Itali dhe ne Milano” dhe se “nuk kemi folur me asnje klub tjeter vec Milanit sepse objektivi eshte te gjejme nje zgjidhje edhe per punen e gjobes se Sportingut”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *