Këto do të jenë ditë të dobishme për Milanin për të vazhduar bisedimet jashtë fushës, si ato në lidhje me rinovimet, por edhe goditjet e ardhshme të merkatos duke menduar per te ardhmen kryesisht… Për një muaj e gjysmë do të fillojë merkato dimërore dhe Djalli nuk dëshiron të kapet i papërgatitur…
Krahas përforcimeve të mundshme për pjesën e dytë të sezonit për skuadrën e Stefano Piolit, i cili shpreson të ketë disa elementë të rinj në dispozicion nga janari, klubi i Milanit është megjithatë duke vlerësuar edhe disa hipoteza të ardhshme. Maldini dhe Massara, siç e dimë, janë gjithmonë të kujdesshëm për të gjetur disa talente të së ardhmes dhe në periudhën e fundit ata kanë vënë syrin në një tjetër profil intrigues, i cili mund të synohet së shpejti, sipas raportimeve nga Tuttomercatoweb.
Është një sulmues dhe këtë herë nuk vjen nga Franca, ku drejtuesit zakonisht dallojne elemente të rinj me prespektive, por nga Spanja. Le të flasim për xhevahirin e ri Marciano Sanca, i lindur në 2004 ne Guinea Bissau dhe në pronësi të Almeria. 18-vjeçari luan për Almeria B dhe ekspertët e merkatos dhe skautingut e konsiderojnë atë ‘Leao-n e ri’.
Për momentin nuk ka ende asgjë konkrete dhe ka pak informacion për të. Milani, megjithatë, mbetet aktiv në merkato dhe gjatë Kupës së Botës do të vazhdojë diskutimet për të ardhmen. Një tjetër sulmues i ri me pritshmëri të mëdha mund të mbërrijë në Milanello.
I mbërritur në Spanjë në janar 2022 nga Leixoes, një klub portugez, djaloshi u shfaq menjëherë, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Dihet shumë pak informacion për të. 1.80 i gjatë, Marciano Sanca ka lindur si sulmues qendror, por me raste mund të kalojë në krah. Lojtar me forca të mëdha fizike dhe me shpejtësi, ai kujton vërtet Rafa Leao.
Do të ishte një goditje për të ardhmen, e ngjashme me operacionin e bërë vitin e kaluar nga Milani për Lazetic. Lojtari do të niste me Primavera dhe më pas kushedi do të kalonte në ekipin e parë.