Moderatorja Arbana Osmani vazhdon dhe na surprizon me detaje nga jeta e saj personale. Në një “Ask me a question” në Instagram, ajo ka zbuluar se çfarë e ka bërë të dashurohet pas regjisorit Eduart Grishaj.
Një ndjekës e pyet: “Edi, faseta emax i ka dhëmbët dhe ku i ka bërë?”. Arbana është përgjigjur se dhëmbët i ka të tijat dhe se më ato e mori më qafë. “Jo mër, të vetat i ka dreqi, me ato dhëmbë na mori më qafë”, shkruan moderatorja.
Kujtojmë se Arbana dhe Edi janë prej vitesh në një lidhje. Ata kanë dy fëmijë bashkë, Diellin dhe Zoin. Arbana gjithashtu ka dhe një fëmijë, Jonin, me ish-bashkëshortin e saj.
Arbana Osmani është një nga personazhet më të suksesshëm të momentit. Vetëm pak ditë më parë, ajo zbuloi se do të prezantonte Festivalin e Këngës. Ndërkohë, krahas kësaj, Arbana është e angazhuar dhe me prezantimin e filmit “Sofia”.
Mirëpo, pavarësisht, kohës së ngarkuar, ajo nuk harron t’i dedikohet edhe familjes. Çdo mbrëmje tregon përmes postimeve të ndryshme gatimet e saj. Moderatorja mundohet të jetë sa më afër fëmijëve të saj, duke i kënaqur pafund.
Pak minuta më parë, Osmani ka treguar se tashmë në shtëpinë e tyre kanë marr një lepur, i cili mesa duket i ka hapur shumë “punë”. “Me ça i kam hap punë vetes këto ditë”, ka shkruar ajo krahas fotove ku duket shumë e qeshur.