Milani tani po reflekton për të ardhmen e sulmuesit të tyre të ri. Le të flasim për Marko Lazetic, klasi i vitit 2004 i ardhur në janar të 2021 nga Crvena Zvezda. Maldini dhe Massara besuan menjëherë në cilësitë e tij dhe nuk është rastësi që vendosën të blejnë plotësisht per 5 mln euro. Ardhja në Milano nuk ishte e lehtë për Markon, iu desh shumë kohë për t’u pershtatur! Por është e pranueshme në moshën 18 vjeç!
Megjithatë, këtë sezon, Lazetic duket si një futbollist totalisht i rigjeneruar si në gjendjen e tij fizike, ashtu edhe teknikisht duke shfaqur disa nga cilësitë e tij. Me fanellën e Primaverës së Abate po bën shkëndija me gola. Ndaj Salzburgut në Ligën e të rinjve ne Champions një gol i rëndë.
Më pas hat-trick i bujshëm ndaj Atalantës dhe në fund dygoleshi me Serbinë U-19. Lazetic duket i gatshëm për diçka më shumë dhe këtë e dëshmon edhe debutimi absolut në Serie A ndaj Cremonese që i dhuroi Pioli. Me këto shifra dhe këto paraqitje, Milani tani po reflekton mirë për të ardhmen e tij. Një hipotezë po fiton gjithnjë e më shumë terren.
Tashmë verën e kaluar u mendua të dërgohej në formë huazimi, por vetë lojtari shtyu të qëndronte te Milanello dhe të fitonte besimin e dy trajnerëve Ignazio Abate dhe Stefano Pioli. Megjithatë, tani, me këtë rritje eksponenciale, është legjitime që Milani të mendojë se sulmuesi ka nevojë për përvojë në një nivel më të lartë dhe se kjo mund t’i garantojë atij një vazhdimësi.
Siç raporton Tuttosport, është e vështirë të mendosh për një huazim në Serinë A. Marko është ende shumë i ri. Por interesimi i dy klubeve në veçanti vjen nga Seria B. Këta janë Cagliari, i etur për t’u rikthyer në ligën e parë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe Regina e Pippo Inzaghit.
Të dy klubet do të zgjidhnin formulën e huazimit të thatë, një kusht që do t’i përshtatej shumë Milanit. Një rrugë e ngjashme me atë të Lorenzo Colombo ndoshta. Transferimi i mundshëm i Lazetic mund të konkretizohet që në janar. Gjashtë muaj për t’u rritur dhe luajtur vazhdimisht. Pastaj në verë do të shohim se çfarë të bëjmë!