Është një talent i ri, të cilin Milani e njeh shumë mirë, që luan për Tottenham. Conte është duke e nënçmuar një talent të ri, në dispozicion të skuadrës angleze, i cili megjithatë ende nuk ka debutuar në ndeshjet zyrtare, pavarësisht se konsiderohet një mesfushor me një të ardhme të sigurt.
Talenti në fjalë quhet Pape Matar Sarr, mesfushori i lindur në vitin 2002, i cili siç u përmend, po luan pak ose aspak në Tottenham. Mesfushori enegalez ka shijuar një sezon të shkëlqyer në huazim te Metz në Francë, por po përballet me shanse te mbyllura pas kthimit të tij në Londër.
Sarr nuk është pjesë e planeve të Contes, ndërsa Milani po e shikon me interes. Tashmë verën e kaluar afrikani njëzet vjeçar mendohej si një përforcim për mesfushen. Kuqezinjtë janë kthyer te belgu Vranckx, por hipoteza për nënshkrimin e tij në të ardhmen nuk është zhdukur aspak.
Zero paraqitje sezonale, por edhe konsideratë e madhe ndërkombëtare. Senegali e ka përfshirë në skuadrën prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës në Katar dhe Milani do ta shikojë me kujdes.
Sarr është një mesfushor fizikisht i aftë, gjithashtu i aftë në projeksion sulmues dhe për këtë arsye nuk përfaqëson mesfushorin klasik të gjithë muskujt dhe atletizmin me origjinë afrikane. Një talent i shkëlqyer që Paolo Maldini dhe Stefano Pioli do të përpiqen ta afrojnë ndoshta që në janarin e ardhshëm, kur diçka në skuadrën e Milanit mund të ndryshojë.