Çfarë eurogoli ka shënuar ylli i Kosovës (video)

Pas barazimit ndaj Armenisë tri ditë më parë, Kosova do të kërkojë fitoren në miqësoren ndaj Ishujve Faroe në “Fadil Vokrri”, një kundërshtar modest për ‘Dardanët”, që këtë grumbullim kanë shumë emra të rinj në përbërje.

Trajneri Allain Giresse ka ndarë mendjen për formacionin me të cilin do të përballojë miqësoren e pasdites së sotme, teksa nga minuta e parë luajnë edhe dy futbollistët e Ballkanit, Lindon Emërllahu e Ermal Krasniqi.

64′ – Zhbllokohet sfida në “Fadil Vokrri” me një gol spektakolar të shënuar nga Bislimi më minutën e 64-t.SHIH SUPERGOLIN

Kosova deri më tani me këtë kundërshtar pra Ishujt Faroe ka zhvilluar tri ndeshje, ku ka rezultat pozitiv me dy fitore dhe një barazim.

Dy ndeshje ishin në kuadër të Ligës së Kombeve, ku ndeshja e parë përfundoi me fitore 2:0 në Kosovë, ndërsa në udhëtim rezultati ishte i barabartë 1:1.

Teksa në ndeshjen miqësore të vitit 2016, Kosova fitoi 2:0 ndonëse për shumë minuta luante me një lojtar më pak në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *