Tashmë Kupa e Botës 2022 në Katar është gati të fillojë. Nesër do të jetë dita e hapjes, ku do të luhet ndeshja mes mikpritësve Katar dhe Ekuadorit. Një pritje e gjatë për kombëtaret më të njohura. Ashtu si kampionia në fuqi, Franca, e cila do të debutojë të martën më 22 nëntor kundër Australisë, ashtu siç ndodhi në debutimin e 2018-ës sërish kundër kangurëve.
‘Gjelat’ duan të përsërisin sukseset e 4 viteve më parë. Ndërkohë gazeta e njohur L’Equipe ka nisur një sondazh në faqen e saj: u ka kërkuar tifozëve francezë të zgjedhin 11-shen ideale me të cilën do të debutojnë në Botëror.
Në këto orë, shumë tifozë të Francës po votojnë në sondazhin e L’Equipe, duke zgjedhur në mënyrë efektive modulin dhe përbërjen e formacionit fillestar që Didier Deschamps duhet të luajë kundër Australisë të martën.
Njëmbëdhjetëshja me më shumë vota është tashmë e qartë: Theo Hernandez shfaqet në mesin e titullareve të publikut, mbrojtësi i Milanit, i cili për këtë arsye konsiderohet një element cilësor edhe në France. Jo vetëm kuqezinjtë janë të çmendur pas mbrojtësit të majtë, por edhe tifozët bleu kanë filluar ta vlerësojnë seriozisht.
60.1% e votuesve duan Theo Hernandez titullar të Francës. Asgjë për të bërë per Olivier Giroud, kuqeziu tjetër në përzgjedhjen franceze nuk eshte votuar sa duhet, prandaj konsiderohet më shumë një alternativë për Benzema sesa një titullar i mundshëm. Por duhet thene edhe se Giroud per shkak te demtimit te Benzema mund te jete zgjedhje e detyruar e trajnerit.
Ky është formacioni më i votuar nga francezët: (4-2-3-1) Lloris; Pavard, Varane, L. Hernandez, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappé; Benzema.