Vitet kanë ikur, por ajo duket më në formë së kurrë! Këngëtarja e njohur feston 61 vjetorin sot (foto)

Ajo është njëra ndër këngëtaret shqiptare që ka një karrierë të gjatë muzikore. Po flasim për Shkurte Fejzën. Këngëtarja feston sot ditëlindjen dhe mbush 61 vjeç.

Por pavarësisht moshës, këngëtarja duket në super formë dhe vazhdon të jetë prezentë me koncerte e projekte muzikore.

Krijuesja e dhjetëra hiteve, ashtu si edhe çdo artist është tejet aktive në rrjete sociale.Në foton e mësipërme, Shkurte Fejza është me bashkëshortin e saj prej 37 vitesh Hajrush Behluli.

Ata kanë 4 fëmijë bashkë. Këngëtarja shpesh herë publikon portrete familjare dhe momente të ndryshme në profilet e saj në rrjetet sociale.

Shkurte Fejza dhe e bija, Gresa Behluli kanë dhënë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfyen detaje nga kënga më e re që kanë sjellë “Si dy nana”. Ata u ndalën dhe te pjesëtari më i ri që është shtuar në familje, Dielli, djali që solli në jetë Gresa pak muaj më parë.

E pyetur nga moderatori Alban Musa, Shkurte rrëfeu dhe ndjesitë si një gjyshe. “Më ka bërë mirë të qenurit gjyshe, është një bekim.”, tha ajo. Ata komentuan gjithashtu dhe se si është të punosh me njëra-tjetrën. “Për mua është e lehtë kur këndoj sepse suksesi është i garantuar.

Por dhe përgjegjësi sepse me një emër të madh duhet të dukesh më mirë. Duhet të kujdesesh për gjithçka. Fustani duhet me qenë shumë korrekt dhe unë nuk duhet me pas asnjë këmbë hapur sepse marr shumë komente negative.”, tha Gresa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *