Vinicius Zhunior do të jetë pjesë e Botërorit me Brazilin, por në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi i Realit është shprehur se ndeshjet e fundit në kampionat, disa lojtarë janë munduar që ta dëmtonin.
Kjo mund të jetë edhe një “kunj” ndaj mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili luajti ndeshjen e parafundit me Vajekanon kundër Realit.
Në shumë situata ata të dy u përplasën me njëri-tjetrin, me Balliun që nuk e lejoi brazilianin ta kalonte. Në intervistë, Vinicius thotë:
“Isha shumë i fortë në ndeshjet e fundit, por kundërshtarët luajtën pisët me ndërhyrjet e tyre. Unë dhe Rodrigo kemi kaluar shumë këto ditë dhe kishim frik se mos do të humbnim Botërorin për shkak të ndonjë dëmtimi.
Çfarë ndodh në fushë mbetet në fushë, por ajo gjë shkoi shumë larg. Kur bëhesh lojtar i rëndësishëm, rivalët vijnë më të ashpër. Duhet të mësohesh me këtë gjë”.
Kujtojmë se Botërori nis të dielën dhe Brazili është padyshim favoriti kryesor për të ngritur lart trofeun në finalen e 18 dhjetorit.