Shënoi ndaj Italisë, mbrojtësi kuqezi merr telefonatën e rëndësishme nga Italia

Ardian Ismajli është duke kaluar formën më të mirë të karrierës pas periudhës së Hajduk Split. Këtë herë performanca e mbrojtësit shqiptar merr më shumë rëndësi pasi është pjesë e Serisë A me Empolin.

Lojtari në fjalë arriti që të shënonte edhe kundër Italisë, teksa la në vend për Bonucin për të tundur rrjetën. Sport Ekspres mëson se menjëherë pas përfundimit të takimit me axurrët, trajneri i Empolit, Zanetti, ka telefonuar Ardian Ismajlin.

Tekniku ka një simpati të madhe për mbrojtësin kuqezi dhe këtë e ka dëshmuar hapur në mediat italiane. Zanetti nuk ka ngurruar që ta uroj Ismajlin për golin dhe performancën e tij ndaj Italisë që ishte fantastike, duke qenë më i miri në fushën e blertë për Shqipërinë. Nëse mund të ekzistonte edhe një dyshim sado i vogël për përballjen e Ismajlit në nivelet më të larta, tani është shuar.

Nderkohe neser Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit për vitin 2022, të shtunën në “Air Albania” atë ndaj Armenisë ne oren 17:30.

Kuqezinjtë prezantohen në këtë përballje pas humbjes 1-3 përballë Italisë, ndërsa në takimin e të shtunës, trajneri Edoardo Reja pritet të zbresë nga minuta e parë me shumë ndryshime dhe risi, madje do të luajnë nga minuta e parë edhe disa prej lojtarëve të cilët vijnë nga Kategoria Superiore.

Reja dhe Shqipëria do të kërkojnë maksimumin në këtë përballje, pasi në rast të kundërt, “kuqezinjtë” rrezikojnë të mbyllin vitin 2022 pa asnjë fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *