Flor Binaj: Ka shumë mundësi që një ditë shumë nga këta njerëz që janë mbas skene siç janë kameramanët, montazhierët, teknikët e pultit, qoftë edhe kalimtari më i thjeshtë të mos jenë më, do keni ikur, jo në një botë tjetër por në një shtet tjetër.
Një pyetje, çfarë mund të bëjë një vajzë e thjeshtë në një vend që nuk të ofron asgjë, në një vend ku punën ta ofron partia dhe jo shkolla, ku ligji ëhstë plastelinë në duart e të fortëve dhe ku askush nuk qesh, vetëm shajnë.
Po një djalë i ri çfarë mund të bëjë në këtë vend? Ku për të pasur shtëpinë e vet ai duhet të punojë 360 vjet, për të larë interesat se pastaj fillon kredia më mbrapa, ku nuk ka rëndësi se kush je, por sa ke, dhe ku edhe për një shazllon që ti ta marrësh, ti duhet ta mbrosh me gjak. Sepse sipas kryeministrit shqiptarët ikin se në Britani ka mungesa. E vërteta është se shqiptarët ikin se Shqipëria ka mungesa.
Po Florian Binaj vetë a ka menduar të larghet nga Shqipëria? “Kush tha që jo. E kam menduar disa herë, e kam pasur një mundësi në vitin 2004, fitova të drejtën e studimit në një Universitet italian, bëra provimin e gjuhës dhe e fitova. Por në atë kohë sa kisha filluar në “Portokalli” dhe bëra disa llogaritje dhe vendosa të rri.
Ne të gjithë kemi miq e shokë që po ikin çdo vit mua më ikin 3-4 shokë, dhe nuk është se janë në punë të këqija dhe fitojnë pak. Por është ajo që… ajo që fitojnë këtu nuk ka më vlerë mbrapa, ajo që iu mësojnë fëmijëve nuk është i njëjti rregull që funskionon jashtë. Më së shumti ikin për fëmijët.
Nuk është se fitojnë më shumë, por ndihen të vlerësuar. Ato lekë që iu marrin nuk i zë gjumi vonë pse nuk iu kthehet shërbimi”- është përgjigjur aktori.