Prokurorja e njohur Rafaela Pimenta, e shpërblyer në Globe Soccer Awards mbrëmë në Dubai, foli në mikrofonat e Gazzetta dello Sport për disa nga klientët e saj, të cilët i ndoqi falë bashkëpunimeve me Mino Raiolën, perandorinë e të cilit trashëgoi.
Mes tyre dy ish milaniste per te cilet avokatja e njohur ka treguar pse u larguan nga kuqezinjte. Për Alessio Romagnolin, ish-kapitenin e Milanit, ajo tha: “Alessio Romagnoli bëri një zgjedhje si tifoz: ai mund të kishte shkuar në Premier League dhe të fitonte më shumë para por nuk e beri. Vendosi ndryshe dhe tani ai ndihet i lumtur te Lazio”.
Me pas, nje rrefim edhe per Gigio Donnarumma dhe vendimin per te shkuar te PSG dhe braktisur Milanin me zero. Pikerisht largimi i tij beri qe drejtuesit kuqezi te merrnin Mike Maignan duke blinduar porten dhe duke fituar Scudetton ne Serie A.
“Te PSG ai i kapërceu mirë vështirësitë fillestare. Ishte një zgjedhje sportive për të vënë në dyshim veten dhe për të rritur përvojat e tij: ai nuk u largua nga Milani për arsye ekonomike. E ardhmja? Gjithçka është për t’u shkruar, ai ka një karrierë përpara”.
Nje deklarate qe ka bere tifozet e Milanit te qeshin ne rrjetet sociale dhe kudo duke ditur se pikerisht Donnarumma i kerkoi Milanit rreth 10 mln euro ne sezon dhe madje tha “une bej ate qe me thote Mino (Raiola)”