Legjenda e Kombëtares për Rejën: Gati sa nuk qau për himnin e Italisë! Lojtarë ka dhe ky ka detyrë t’i gjejë

Sokol Kushta ka ironizuar trajnerin Edy Reja. Tekniku i kuqezinjve ishte në pankinë në miqësoren me Italinë, që skuadra jonë përfaqësuese e humbi me rezultatin 3-1. Ish-lojtari i njohur i kombëtares shqiptare thekson se është detyrë e italianit të gjejë talentët.

Ai ironizon duke thënë se janë të tjerët që vendosin për futbollistët, ndaj tashmë është koha t’i gjejë vetë. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Kushta shkruante:

“Në ndeshje vëllazërore (miqësore) me Italinë, shumë nga ne panjë një ndeshje të bukur me raste. Por, s’do ndalem aty. Pasi prapë formacioni qe një shpikje e parafundit e trajnerit tonë, që ishte shumë i emocionuar deri në lot kur do dëgjonte himnin e italianëve.

Harroi që qe trajneri i Shqipërisë dhe në fund të ndeshjes donte një fjalor të mësonte shqipen. Megjithatë po të qe se do të kishte një dëshirë për të punuar, kishte gjithë kohën në dorë. Lojtarë ka dhe ky ka detyrë t’i gjejë. Jo, t’ia japin me recetë të tjerët”.

Kujtojmë që Edy Reja ende nuk ka rinovuar dhe nuk dihet nëse do të qëndrojë ose jo në krye të kuqezinjve. Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit për vitin 2022, të shtunën në “Air Albania” atë ndaj Armenisë.

Kuqezinjtë prezantohen në këtë përballje pas humbjes 1-3 përballë Italisë, ndërsa në takimin e të shtunës, trajneri Edoardo Reja pritet të zbresë nga minuta e parë me shumë ndryshime dhe risi, madje do të luajnë nga minuta e parë edhe disa prej lojtarëve të cilët vijnë nga Kategoria Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *