Ivan Balliu nuk ishte i grumbulluar me kuqezinjtë për dy ndeshjet miqësore ndaj Italisë dhe Armenisë, pasi ngarkesa e tepërt që mbrojtësi ka marrë në kampionatin spanjoll, nuk e bënte të mundur angazhimin në këto teste.
Por edhe pse larg Kombëtares, në intervistën që 30-vjeçari ka dhënë për “FutbolMahoi”, zbulon se epitetin tek ekipi i Vajekanos e ka “El Albanes” ose “shqiptari”.
USHQIMI I PREFERUAR- “Tortija me patate dhe qepë”. KOHA E LIRË- Kaloj shumë kohë me Santin, në ekip kam marrëdhënie të mirë me të gjithë shokët, Trejon, Mario Suarezin”.
IDHULLI- “Një idhull, do të them Mario Suarez jeton gjithmonë me alegri dhe është shpirti i këtij ekipi”. VËSHTIRËSITË- “Kur kam luajtur në Francë, më duhej të përballesha dhe të mbaja Mbapenë ose Nejmarin, ndonjëherë të dy bashkë”.
AMBIENTI- Më pëlqen shumë, është ambienti i duhur, ka shpirt gare, një mrekulli të luash këtu”. NOFKA- Më thërrasin “El Albanes”, kjo është e vetmja, nuk kam ndonjë epitet tjetër”.
OBJEKTIVI- “Duhet të marrim më shumë pikë në vazhdim, ky është objekti i vetëm që kemi. Jemi të kënaqur dhe tani të shijojmë pushimet”.
EUROPA- Të them të vërtetën ka shumë ekipe të forta që duan të kapin Europën, por pse jo, pse të mos e provojmë edhe ne?”